Hajnat ia marrin çantën nga krahu një femre në Prishtinë

Kronikë e zezë

Hajnat ia marrin çantën nga krahu një femre në Prishtinë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast grabitje ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitë çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin.

Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat