Të miturit rrihen në Podujevë, përdoren edhe mjete të forta e të mprehta

Kronikë e zezë

Të miturit rrihen në Podujevë, përdoren edhe mjete të forta e të mprehta

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Mjete të forta e të mprehta

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditen e djeshme në Podujevë.

Dje rreth orës 17:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka pasur një përleshje në mes të dy personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore ku janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta.

“Nga përdorimi i tyre njëri nga ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar edhe të dyshuarin; E. H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar;

Dy mjete të mprehta ( thika)

Një boks metali

Një shufër metalike, si dhe,

Një mjet të mprehtë shpues.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti lëndim i rëndë trupor, për tu proceduar më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat