Aksident në autostradën Thumanë-Milot, dy të plagosur te Trauma

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Thumanë-Milot, dy të plagosur te Trauma

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:17
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur në afërsi të nënkalimit Fushë Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Thumanë-Milot.

Ndërsa drejtuesi i këtij çiklomotori në tentativë për të devijuar, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat