Mbi 3 mijë raste të vjedhjeve u raportuan për 10 muaj, Prishtina më e dëmtuara nga hajnat dhe grabitësit

Kronikë e zezë

Mbi 3 mijë raste të vjedhjeve u raportuan për 10 muaj, Prishtina më e dëmtuara nga hajnat dhe grabitësit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:47
Ilustrim

Një nga shqetësimet më të mëdha që kanë banorët e shumë zonave në Kosovë gjatë muajve të fundit është numri i madh i vjedhjeve dhe grabitjeve të cilat po bëhen.

Raportime nga më të ndryshmet pati se si shtëpi të shumta po thyhen nga persona të armatosur dhe jo vetëm.

Lokale, pompa të derivateve e shumë biznese të tjera janë dëmtuar së fundi si pasojë e këtyre ndodhive.

Por pavarësisht numrit të madh të këtyre ankesave që po bëhen nga qytetarët, krahasuar me vitin e kaluar numri i rasteve të raportuara sa i përket vjedhjeve dhe grabitje ka pasur rënie.

Në rastet e raportuara si vjedhje pati rënie për 17.22% krahasuar me vitin e kaluar.

Rajoni i Prishtinë është pjesa më e dëmtuar e Kosovës sa i përket numrit të grabitjeve dhe vjedhjeve të cilat janë shënuar këtë vit.

Pas Prishtinës është renditur Ferizaj, Gjilani dhe Peja.

Në periudhën janar-tetor të këtij viti janë evidentuar 3 mijë e 148 vjedhje të cilat u kryen anembanë vendit, raporton lajmi.net.

Kurse sa i përket grabitjeve në periudhën e njëjtë këtë vit janë evidentuar 118 grabitje.

Në një përgjigje dhënë për lajmi.net nga Policia e Kosovës u theksua se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, pati rënie të rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve.

“Janar-tetor 2020, janë evidentuar 3148 vjedhje, kurse janar-tetor 2019, janë evidentuar 3803 vjedhje, pra ka ulje për -17.22%. Janar-tetor 2020, janë evidentuar 118 grabitje, kurse janar-tetor 2019, janë evidentuar 127 grabitje, pra ka ulje për -7.08%.”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Sa i përket këtyre dukurive raste të ngjashme u raportuan edhe gjatë ditëve të fundit.

Vjedhje të veturave, grabitje të çantave, grabitje me armë në lokale e shtëpi të shumta e ndër to grabitje edhe në pompa-derivaatesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat