Dy të rinj sulmojnë me gur pjesëtarët e policisë në Gjilan

Kronikë e zezë

Dy të rinj sulmojnë me gur pjesëtarët e policisë në Gjilan

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:41
Foto Ilustrim

Në Gjilan, njësiti policor gjatë implementimit të planit operativ COVID-19 afër një marketi kishin vërejtur dy persona të dyshuar të moshës rreth 17 vjeç. 

Të cilët kishin filluar ti fyejnë policët me fjalë të ndryshme banale duke ju thënë pse po na e mbyllni marketin dhe i kishin kanosë me vrasje.

Të dyshuarit kishin ikur nga ai lokacion, por gjatë ikjes kishin gjuajtur me gurë në drejtim të policëve dhe të njëjtit gjenden në arrati.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat