Iu ofruan ryshfet policisë, arrestohen një shtetas i Malit të Zi dhe një i Shqipërisë

Kronikë e zezë

Iu ofruan ryshfet policisë, arrestohen një shtetas i Malit të Zi dhe një i Shqipërisë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari shtetas i Malit të Zi, pasi që i njëjti, në hyrje me automjet-kamion gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtarëve policor u ka ofruar mito.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha, dokumenti i udhëtimit dhe libreza e kamionit i janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.

Po ashtu në raport për të njëjtin rast “ofrim i mitos” në pikën kufitare Qafë Morinë është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti, në hyrje me veturë gjatë kontrollimit të dokumenteve, për shkak të mosplotësimit të kushteve për kalim kufiri, zyrtarëve policor u ka ofruar mito.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha vetura, dhe libreza e veturës i janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat