Vushtrriasi kishte seancë me gruan në gjyq, arrestohet pasi kërcënon gjyqtarin përmes Facebook-ut

Kronikë e zezë

Vushtrriasi kishte seancë me gruan në gjyq, arrestohet pasi kërcënon gjyqtarin përmes Facebook-ut

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për kanosje në Vushtrri.

Një person është arrestuar, pasi i njëjti ka kanosur gjyqtarin përmes rrjetit social.

I dyshuari kishte pasur një seancë gjyqësore së bashku me bashkëshorten e tij dhe si pasojë e saj ka ardhur deri te kanosja.

“Rr. Skënderbeu, Vushtrri 30.11.2020 – 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur gjyqtarin mashkull kosovar  përmes rrjetit social Facebook. I dyshuari kishte pasur një seancë gjyqësore së bashku me bashkëshorten e tij dhe si pasojë e saj ka ardhur deri te kanosja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat