Konfiskohen 53 kilogramë marihuanë në Prilep, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Konfiskohen 53 kilogramë marihuanë në Prilep, arrestohet një person

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:33
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët policorë kanë konfiskuar 53 kilogramë marihuanë dhe e kanë arrestuar një person.

Siç thonë nga MPB, bëhet fjalë për F.D (46) nga fshati Kalisht, i cili ka qenë me makinë të tipit “Audi”.

“Zyrtarët policorë të Departamentit për kriminalistikë – Sektori për tregti të paligjshme me lëndë narkotike, në bashkëpunim me Zyrën e jashtme për punë kriminalistike në Prilep, pas informacioneve paraprake, më 8.12.2020, në orën 13:00, në afërsi të fshatit Staro Logovo, e kanë arrestuar personin F.D (46) nga fshati Kalisht, i cili e ka drejtuar makinën Audi”.

“Policia në momentin kur i jep sinjal për ta ndal veturën që po e ngiste personi F.D, ai nuk e dëgjoi policinë, nuk e ndaloi makinën por vazhdoi të voziste dhe gjatë vozitjes ka hedhur dy çanta me marihuanë me sasi rreth 53 kilogram. Policia më pas ka arritur kap dhe e arrestoi. Kundër personit do të ngrihet procedurë nga Prokutoria përkatëse”.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat