Policia arreston 17 vjeçarin, të dyshuar për 24 vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Policia arreston 17 vjeçarin, të dyshuar për 24 vjedhje të rënda

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Ilustrim

Policia e Kosovës sot ka arrestuar V.B, 17 vjeçar, të dyshuar për 24 vepra të ndryshme kryesisht vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.

Arrestimi i tij u bë në qendër të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci, i cili tha se i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

“Njësitet policore të rajonit të Prishtinës  që nga fillimi i këtij muaji,  i kanë dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve ndodhura në zona të ndryshme.

Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, sot ka rezultuar me arrestimin e një prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla.

 V. B. 17 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

pasi është identifikuar është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në 24 vepra  të ndryshme kryesisht vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Ndaj tij policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, për tu proceduar më tej”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat