Shqiptari kontrabandon 50 thasë me bimë mjekësore në Kosovë!

Kronikë e zezë

Shqiptari kontrabandon 50 thasë me bimë mjekësore në Kosovë!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 09:28
Ilustrim

Një shtetas shqiptar dje është ndaluar nga Policia kufitare në Dragash, pasi ishte zënë duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 50 thasë me kokrra dëllinjave për përdorim mjekësor.

“Shishtavec, Dragash 10.12.2020-16:15.  Është raportuar se është ndaluar i dyshuari mashkull Shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur 50 thasë me kokrra dëllinjave për përdorim mjekësor të cilët i janë konfiskuar nga njësit doganor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat