Kokainë në makinë/ Në pranga dy të rinj, vihen nën hetim tre të tjerë në Elbasan

Kronikë e zezë

Kokainë në makinë/ Në pranga dy të rinj, vihen nën hetim tre të tjerë në Elbasan

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 09:11
Ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan , ndërsa janë vënë nën hetim 3 të tjerë, pasi iu gjet kokainë në makinën me të cilën po udhëtonin.

Polica ka sekuestruar 8 doza kokainë, automjetin me të cilin ata po qarkullonin dhe 2 aparate celuar. Të arrestuarit janë E.A., 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan. Të proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskllëzim krimi”, shtetasit: M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Njoftim i policisë:

Elbasan, Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme  ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Sekuestrohen 8 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një automjet dhe 2 aparate celuar.  Vihen në pranga dy shtetas si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.  Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta,  dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative,  specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja,  në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: E.A., 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan.  Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskllëzim krimi”, shtetasit: M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan. Pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin “Volksëagen” që qarkullonin këta shtetasit,  policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe 2 aparate celuar. Vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat