Policia në aksion/Arreston tetë persona në Istog, organizuan paligjshëm lojëra të fatit

Kronikë e zezë

Policia në aksion/Arreston tetë persona në Istog, organizuan paligjshëm lojëra të fatit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:43
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tetë persona në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Përmes, nëj komunikate për media Policia ka bërë të ditur se personate  dyshuar janë arretsuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, me datё 11.12.2020,rreth orёs 14:30 ka pranuar informatё se nё fshatin Gurrakoc-Istog, nё njё lokal disa persona janё duke luajtur bixhoz”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjёherё ju kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes, gjatё kontrollit nё kёtё lokal janё hasur tetё (8) perosna tё cilёt ishin duke luajtur, gjithashtu gjatё kontrollit janё gjetur edhe njё shumё e tё hollave tё cilat dyshohet se janё pёrdorur për lojën e bixhozit.

Policia ka arrestuar tё gjitha personat dhe ndaj tyre janё zhvilluar procedurat konform ligjit, nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit rasti cilёsohet “Organizimi I skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat