Zbulohen dhe arrestohen dy grabitësit serial në kryeqytet

Kronikë e zezë

Zbulohen dhe arrestohen dy grabitësit serial në kryeqytet

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:51
Foto Ilustrim

Kanë kryer disa grabitje, por kanë shpëtuar, derisa me dy dhjetor të këtij viti  pas një grabitjeje në kryeqytet janë zbuluar e më pas të premten edhe janë arrestuar nga policia. 

Dy të dyshuarit me urdhër të prkurorit janë ndaluar.   Policia njofton se në rrugë "Arbnor dhe Astrit Dehari", në Prishtinë me 02.12.2020 rreth orës 18:00 kishte ndodhur një grabitje.

Në lidhje me rastin është raportuar se me 11.12.2020 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë  nën dyshimin se të njëjti i kanë kryer disa raste grabitje.

Me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për veprën grabitje.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat