Strehuan 28 emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 52 vjeçari në Fier, në kërkim dy të tjerë

Kronikë e zezë

Strehuan 28 emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 52 vjeçari në Fier, në kërkim dy të tjerë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një 52 vjeçar është arrestuar pasi mësohet se kishte strehuar 28 klandestinë me qëllim transportimin drejt vendeve të BE-së.

Në sajë të operacionit të koduar “Ndalesa”, u arrestua në flagrancë Zamir Mulliu, 52 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një makazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat