Superaksioni policor, kapen mbi 50 kilogramë drogë në Prishtinë dhe prangosen tre persona

Kronikë e zezë

Superaksioni policor, kapen mbi 50 kilogramë drogë në Prishtinë dhe prangosen tre persona

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nënën masa të veçanta hetimore, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion, në të cilin ka konfiskuar mbi 50 kilogramë drogë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Prangosja e tyre, është bërë në një parking të automjeteve në Prishtinë.

“Operacioni i Policisë së Kosovës i zhvilluar nën masa të veçanta të hetimit vë në pranga tre (3) persona të dyshuar dhe konfiskon mbi 50 kg drogë. Me datë 12.12.2020 rreth orës 18:50 në një parking të automjeteve në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e PK-së, pas një hetimi disa mujorë përmes aplikimit të masave të veçanta të hetimit ka zhvilluar një operacion policor me ç`rast ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale e sanksionuar me ligj, respektivisht në bazë të nenit 267 të kodit penal të RKS-së “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, bënë të ditur policisë.

Image

Tre personat e dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyer sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës.

Në këtë operacion policor janë sekuestruar 51 kilogramë e 664.6 gr substancë e dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, 3 vetura, 8 telefona celularë, si dhe 980 euro, 30 franga,1 dollar para të gatshme.

Në vendngjarje poashtu kanë dalë edhe njësiti i forenzikës së PK-së për procedura të nevojshme.

Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 51.9 kg duhan.

Image

Me vendim të prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të punoj me vendosmëri në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe në veçanti të luftoj dukuritë negative dhe aktivitetet kriminale që në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat