Arrestohen tre persona në Han të Elezit, vodhën 4 mijë euro nga kasaforta në një qendër tregtare

Kronikë

Arrestohen tre persona në Han të Elezit, vodhën 4 mijë euro nga kasaforta në një qendër tregtare

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Hetuesit e stacionit policor të Hanit të Elezit, pas një pune të suksesshme operative ,kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë .

“Të dyshuarit, A.Z. (m/Kosovar 22 vjeç),S,F. (m/Kosovar 24 vjeç dhe një i mitur , me datën 07.Dhjetor 2020, rreth orës 03:00 minuta, në Han të Elezit, kanë hy me forcë në lokalet e një qendre tregtare dhe kanë vjedhur 4.000 euro nga kasaforta dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj dy të dyshuarve të parë.

Ndërsa ndaj të miturit 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat