Për një ditë, shkaktohen 27 aksidente në trafik në Kosovë

Kronikë e zezë

Për një ditë, shkaktohen 27 aksidente në trafik në Kosovë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Dhjetëra aksidente po vazhdojnë të shkaktohen për çdo ditë në Kosovë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 27 aksidente në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës, 13 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 14 me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Për një ditë janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 117 gjoba.

Shkaqet që po qojnë deri te aksidentet në trafik janë vlerësuar të ndryshme. Si faktorë kryesorë vlerësohet të jetë faktori njeri, pastaj mosrespektimi i rregullave në trafik, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, përdorimi i telefonit mobil gjatë lëvizjes dhe vozitja në ndikimin e alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat