Kamioni aksidentohet me veturën në mes të Prishtinës

Kronikë e zezë

Kamioni aksidentohet me veturën në mes të Prishtinës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Një veturë dhe një kamion janë aksidentuar tek “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti konfirmoi se në aksident ishin të përfshira një kamion dhe veturë.

Sipas saj në këtë aksident nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhë te Rrethi i Flamurit në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një veturë dhe një kamion), ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat