Dy shqiptarët arrestohen pas 30 minutash ndjekje nga policia, sekuestrohen 6 kg marihuanë

Kronikë e zezë

Dy shqiptarët arrestohen pas 30 minutash ndjekje nga policia, sekuestrohen 6 kg marihuanë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar në afërsi të Janinës.

Sipas informacioneve, shtetasit shqiptarë përkatësisht 30 dhe 28 vjeç janë konstatuar se në kryqëzimin e Kallpaqit po udhëtonin me një motor pa targa që e kishin marrë në kufirin Greqi-Shqipëri.

Mësohet se ata nuk i janë bindur sinjalit për të ndaluar të efektivëve, ndërkohë që këta të fundit janë vënë në ndjekje të tyre. Operacioni i ndjekjes ka zgjatur përreth 30 minuta.

Ndalimi i tyre është bërë në momentin që dy shqiptarët janë aksidentuar. Sakaq dyshohet se sasia e lëndës narkotike po pritej nga një autoveturë, e cila në momentin që ka pikasur policinë është larguar.

Policia ka arritur të sekuestrojë 6 kg lëndë narkotike, 1 pistoletë dhe 2 mijë euro.

Ndërkohë bashkëpunëtori i dy shqiptarëve është ndaluar në Janinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat