Ndalohet 31-vjeçari në Prishtinë, Policia i konfiskon revole, tetë copë fishekë dhe thikë

Kronikë e zezë

Ndalohet 31-vjeçari në Prishtinë, Policia i konfiskon revole, tetë copë fishekë dhe thikë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe i është sekuestruar një revole.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, së bashku me një revole është sekuestruar edhe një thikë dhe tetë copë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është inicuar rasti “posedim i paautorizuar i armës”.

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon punën e saj me qëllim kapjen e armëve dhe municioneve të cilat posedohen nga personat e ndryshëm. Kësisoj sot më datë 19.12.2020 rreth orës 19:00, në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Citroën me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që në një çantë dore të gjejë dhe të sekuestroj:

•Një (1) revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm

•Tetë (8) copë fishek, kalibër 7.65 mm, si dhe

•Një (1)  thikë.

I dyshuari;D. B, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat