46 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë

Kronikë e zezë

46 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 46 aksidente në trafik.

19 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 27 me dëme materiale,

Ndërsa, gjatë kësaj kohe Policia e Kosovës ka shqiptuar 576 gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Po ashtu, ka shqiptuar edhe 677 gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.

Derisa numri i aksidenteve të shkaktuara në Kosovë vazhdon të jetë i madh, Policia e Kosovës po vazhdon të apeloj te qytetarët që të kenë kujdesë gjatë vozitjes.

Policia e Kosovës ka apeluar sot për kujdes të shtuar dhe ngritje të vigjilencës në trafikun rrugor, pasi në këtë kohë janë shfaqur mjegulla dhe ngrica në rrugë.

Derisa tash e disa ditë po vazhdon të ketë mjegull në vendet ku pozita gjeografike është e ulët, Policia e Kosovës ka dhënë edhe disa rekomandime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat