Vetë aksident në Ozdrim të Pejës, vozitësi lëndohet rëndë

Kronikë e zezë

Vetë aksident në Ozdrim të Pejës, vozitësi lëndohet rëndë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:22
Foto Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:45 në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se ishte një vetë aksident ku si pasojë vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe se i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës e pastaj është nisur për në QKUK.

Ai ka thënë se rastit i janë përgjigjur menjëherë njësiti policor së bashku me zjarrfikësit dhe autoambulancën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat