Aksident i tmerrshëm në rrugën Rahovec-Malishevë, 4 persona në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident i tmerrshëm në rrugën Rahovec-Malishevë, 4 persona në gjendje të rëndë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor, si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes vazhdon të jetë shqetësues.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, në rrugën Rahovec-Malishevë.

Sipas pamjeve, shihet se ka dëme të mëdha materiale, derisa raportohet edhe për të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rasti ka ndodhur në orën 17:30, ku janë përlasur dy veta. Si pasojë janë lënduar 6 persona, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.  Ndërsa një grua me një foshnje 1 vjeçare me lendime më të lëhta”, ka thënë ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat