Një aksident me fatalitet dhe 30 të tjerë me të lënduar

Kronikë e zezë

Një aksident me fatalitet dhe 30 të tjerë me të lënduar

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Foto Ilustrim

Një aksident me fatalitet u shkaktua dje rreth orës 12:00 në Çagllavicë.

“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përpos kësaj në vend u shkaktuan edhe 30 aksidente me të lënduar si dhe 59 të tjerë me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e tri tiketa për të gjithë ata që nuk respektuan  rregullat e trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat