Shtetasi nga Kosova e mashtron viktimën, ia merr disa qengja e si paguan

Kronikë

Shtetasi nga Kosova e mashtron viktimën, ia merr disa qengja e si paguan

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:15
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se një person e ka mashtruar një tjetër duke ia marrë disa qengja, pa i paguar.

Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Zubin Potok 2020 – NN. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte mashtruar viktimën duke i marrë disa qengja dhe nuk i kishte paguar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat