Konfiskohet një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë Stoger dhe tridhjetë fishekë në Deçan

Kronikë e zezë

Konfiskohet një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë Stoger dhe tridhjetë fishekë në Deçan

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë Stoger dhe tridhjetë fishekë cal 9x19mm.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja të kalibrit të njëjtë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat