I kërkon të takohen në veturë, nën kërcënimin e armës ia merr telefonin në Pejë

Kronikë e zezë

I kërkon të takohen në veturë, nën kërcënimin e armës ia merr telefonin në Pejë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Një person ka kërkuar të takohet me një person tjetër në veturën e tij, e gjatë takimit e ka kërcënuar me armë duke ia marr telefonin dhe më pas e ka goditur në fytyrë më kondak të armës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Pejë

Siç thuhet në raport viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull shqiptar ka njoftuar se   i dyshuari mashkull shqiptar i  ka kërkuar që të takohen me viktimën. Pasi që janë takuar viktima ka hyre ne veturën Audi pronë e të dyshuarit ku dy persona të panjohur, njëri nga ta i ka drejtuar armen dhe i ka mare telefonin  duke e goditur  në fytyrë me kondak të armës. Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat