Makina përplas 62-vjeçaren në Lushnjë, ndodhet në spital...

Kronikë e zezë

Makina përplas 62-vjeçaren në Lushnjë, ndodhet në spital...

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:46
Ilustrim

Një 62-vjeçare ka mbetur e plagosur ditën e sotme, pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kollonjë të Lushnjës.

Bëhet e ditur se gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:10, në fshatin Kollonjë, Lushnje, shtetasi A. B., duke drejtuar mjetin tip “Renauld” ka aksidentuar shtetasen F. M., 62 vjeçe e cila ndodhet ne Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat