Si e mashtruan dy persona arkëtarën në Prishtinë të cilët i dhanë para të falsifikuara

Kronikë e zezë

Si e mashtruan dy persona arkëtarën në Prishtinë të cilët i dhanë para të falsifikuara

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Është hasur në tri kartëmonedha nga 100 euro të falsifikuara në Veternik të Prishtinës.

Arkëtaren në pikën e derivateve “Shell” në Veternik e mashtruan dy persona kinse i duhen paratë e imëta, të cilët i ofruan për këmbim 300 euro.

Por si ndodhi krejt ngjarja?

Menaxheri i pikës së derivateve “Shell” ka raportuar në Polici se dy persona me veturë të tipit “Mercedes” dy ditë më parë rreth orës 20:17 kanë hyrë në marketin e pompës.

Më pas të njëjtit kanë kërkuar që t’i këmbejnë disa para me arsyetimin se parat e imëta i nevojiten për rrugë.

Kështu arkëtarja i ka pranuar nga i dyshuari tri kartëmonedha nga 100€ të cilat më vonë pasi janë verifikuar kanë rezultuar se janë të falsifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat