Ngjarja e rëndë në Viti, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Ngjarja e rëndë në Viti, policia jep detaje

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë.

Katër persona të së njëjtës familje janë vrarë.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar se personat e vrarë janë të një familjeje, por pa dhënë detaje shtesë.

Hashani: Kemi katër viktima të së njëjtës familje

"Fatkeqësisht është e vërtetë. Kemi katër viktima të një familjes. Për momentin nuk i dimë detajet se si ka ardhur deri te kjo vrasje. Unë jam në vendngjarje por nuk po mundem ende me vërejtur. Është këtu edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore. Rasti ka ndodhur në ora 18:10. Fatkeqësisht është vrasje familjare, por për gjininë dhe si nuk mund të dimë. Prokuroi i rasti është këtu dhe trupat e pajetë do të tërhiqen për IML", tha ai.

Ndërsa burime ende të pakonfirmuara thonë se një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe dy djemtë e tij dhe më pas veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat