I riu nga Prizreni bëhet për spital nga babi i tij pasi kreu një vjedhje

Kronikë e zezë

I riu nga Prizreni bëhet për spital nga babi i tij pasi kreu një vjedhje

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Një i ri nga Prizreni kishe kryer një vjedhje.

Por ndëshkimin nuk e mori nga organet e drejtësisë, por nga babi i tij i cili e rrahu dhe e bëri për spital.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

Njoftimi i policisë:

Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Është intervistuar i dyshuari i cili ka pohuar e ka sulmuar viktimën pasi që ai ka kryer vjedhje. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat