Grabitet pika e karburantit nën kërcënimin e armës

Kronikë e zezë

Grabitet pika e karburantit nën kërcënimin e armës

Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:50
Foto Ilustrim

Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ka qenë në punë në pikë shitëse të derivateve, tre te dyshuar meshkuj të maskuar, njëri prej tyre me armë të shkurtër i cili ja ka drejtuar armën viktimës dhe e ka goditur me boks në kokë dhe kanë kërkuar që t’ ja u jap paratë, të dyshuarit pastaj kanë dëmtuar një dritare dhe kanë depërtuar brenda nga ku kanë grabitur pesëqind (500) euro dhe kanë ikur në këmbë. 

Në fshatin Vitomericë Pejë 08.01.2021, rreth orës 01:00. 

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet si grabitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat