Rrotullohet vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Rrotullohet vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:53
Pamje nga aksidenti

Një veturë është aksidentuar në aksion rrugor Prishtinë-Gjilan.

Në pamje shihet se vetura është rrotulluar në mes të rrugës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin me çrast tregon se janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Slivovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut” ka thënë Agron Borovci nga policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat