Strehoi sirianë në shtëpinë e tij/ Gjykata merr vendimin për 32 vjeçarin

Kronikë e zezë

Strehoi sirianë në shtëpinë e tij/ Gjykata merr vendimin për 32 vjeçarin

Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:00
Ilustrim

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Qazim Ismajlajn.

Ai akuzohet për veprën penale “dhënie ndihme të paligjshme për kalimin e kufirit”. 32-vjecari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar në banesën e tij sirianët, të cilët do të niseshin drejt Italisë.

Seanca gjyqësore është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Vlorës me dyer të mbyllura.

Pas shtetasit Fatos Dusha i ndaluar në Tiranë, Ismailaj është personi i dytë i ndaluar për ngjarjen e datës 9 janar, ku autoritetet arritën të shpëtojnë shtetasit sirianë në det pas dëmtimit që pësoi mjeti lundrues që do ti dërgonte drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat