Gjashtë raste të dhunës në familje, brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje, brenda 24 orëve

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:15
Foto Ilustrim

Dhuna familjare pati rritje të madhe gjatë vitet që lamë pas. Por ky avaz siç duket po vazhdon edhe në fillim të këtij viti.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës familjare, në vende të ndryshme të Kosovës.

Një nga ta u raportua në Gllogoc, ku viktima femër raportoi se është sulmuar fizikisht nga  bashkëshorti i saj. Viktima më pas pranoi tretman mjekësor teksa nuk raportohet për të arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 17.01.2021-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu një rast tjetër dhunë në familje u raportua në Prishtinë.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

“Ferizaj 16.01.2020-01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, raportohet nga Policia e Kosovës.

Një rast tjetër u raportua në Prizren, ku u arrestua i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare ka sulmuar fizikisht viktimën femër.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Në orët e vona të mbrëmjes një arrestim u bë edhe në Skënderaj, pasi që i dyshuari mashkull sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.

“Skenderaj 16.01.2021-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat