Pas mesnatës shëtit me veturë nëpër Fushë Kosovë, në BMW policia i gjen marihuan

Kronikë e zezë

Pas mesnatës shëtit me veturë nëpër Fushë Kosovë, në BMW policia i gjen marihuan

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, policia e rajonit të  Prishtinës  ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal veçanërisht me substancat narkotike.

Kësisoj sic njofton policia  rreth orës 01:30, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë policia ka ndaluar veturën e tipit BMW, me targë Kosove me ç’ rast, pas kontrollit të detajuar që i ka bërë veturës dhe të dyshuarit, ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana).

I dyshuari;  R. K, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

është arrestuar dhe  është proceduar më tej , ndërkaq me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat