Rrahu nënën e tij, gjykata ia cakton një muaj paraburgim djalit nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Rrahu nënën e tij, gjykata ia cakton një muaj paraburgim djalit nga Ferizaj

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.A.. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 16 janar 2021, në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën-nënën së tij F.A..

Ashtu që deri sa e njëjta ka qenë duke ia dhënë barnat me kërkesë të tij, i pandehuri fillimisht del në korridor, e thyen derën e dhomës pastaj kthehet tek nëna e tij të cilën fillimisht e kap për xhemperi e më pas e godet me grushte në kokë, dhe më pas kur e njëjta fillon të kërkon ndihmë nga dritarja i njëjti arrin të largohet nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat