​Një 29-vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Një 29-vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture në rrugën nacionale Prishtinë - Mitrovicë, përkatësisht në Mazgit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, sipas së cilës aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J., 29-vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat