Grabitje në një restorant në Prishtinë, një person i maskuar vodhi pazarin ditor

Kronikë e zezë

Grabitje në një restorant në Prishtinë, një person i maskuar vodhi pazarin ditor

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:31
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në një restorant në kryeqytet.

Një person ka informuar policinë se një person i maskuar, i ka grabitur pazarin ditor.

Sipas policisë, rasti në fjalë është duke u hetuar nga njësitet policore.

“Prishtinë 21.01.2021 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i restorantit, ka informuar se një person i maskuar dhe nën kërcënim të thikës, i ka grabitur pazarin ditor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, njofton PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat