Qytetari ia hedh “paq” shitësit në Skënderaj, paguan me 500 euro falso dhe zhduket

Kronikë e zezë

Qytetari ia hedh “paq” shitësit në Skënderaj, paguan me 500 euro falso dhe zhduket

Më: 24 janar 2021 Në ora: 08:17
Skënderaj

Një punëtor i një poste të shpejtë në rrugën Rasim Kiqina të Skënderajt ka raportuar se një person ka porositur një telefon dhe pasi ia ka sjellë telefonin, i dyshuari e ka bërë pagesën, mirëpo një kartëmonedhë prej 500 euro e cila është konfiskuar, dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kështu kanë bërë të ditur burimet brenda policisë, gjersa shtuan se i dyshuari ende nuk është identifikuar.

Të njëjta burime tregojnë se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.

Siç mëson media, ky rast ka ndodhur dje rreth orës 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat