Gjendet i vdekur një person në rrugë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në rrugë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur sot në rrugë në Sarandë. Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen nr.1 të qytetit, në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë.

Shtetasi i pajetë , i paidentifikuar është  gjetur mbi shetitoren e qytetit.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat