28 vjeçarja humb jetën tragjikisht, hidhet nga kati i pestë

Kronikë e zezë

28 vjeçarja humb jetën tragjikisht, hidhet nga kati i pestë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:40
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një 28 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia.

Policia bën me dije se rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat