Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

Kronikë

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustruese

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

Dy persona janë shkelur me veturë teksa po kalonin zebrat përballë stacionit policorë në rrugën “Luan Haradinaj”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka treguar se aksidenti ndodhi rreth orës 10:45 gjatë së shtunës.

“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën 'Luan Haradinaj'. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, tregoi Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat