Një nënë kërcënohet përmes telefonit nga djali i saj në Gjakovë

Kronikë

Një nënë kërcënohet përmes telefonit nga djali i saj në Gjakovë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:26
Foto Ilustrim

Një femër ka raportuar se vazhdimisht është duke pranuar thirrje telefonike kërcënuese nga djali i saj.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare raporton se vazhdimisht është duke pranuar thirrje telefonike kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat