Blen gjëra të vjedhura, arrestohet

Kronikë e zezë

Blen gjëra të vjedhura, arrestohet

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:31
Ilustrim

Një person është arrestuar në Klinë, pasi që i njëjti kishte blerë gjërat e vjedhura nga persona të dyshuar që kanë kryer veprën penale të lartcekur.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .Rasti vazhdon të hetohet.

Po në Klinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor deri sa ishte brenda stacionit policor i cili ishte ftuar nga policia për t’u njoftuar lidhur me arrestimin e djalit të tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat