Kanoste dhe përndiqte një vajzë me anë të profileve false në rrjetet sociale, vihet në pranga 27-vjeçari nga Tirana

Kronikë e zezë

Kanoste dhe përndiqte një vajzë me anë të profileve false në rrjetet sociale, vihet në pranga 27-vjeçari nga Tirana

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:05
Ilustrim

Një i ri është vënë në pranga nga policia e Tiranës,  pasi ka kanosur dhe ka përndjekur një vajzë në mënyrë të vazhdueshme.

Report Tv mëson se është arrestuar 27-vjeçari Igli Paskali. Ky shtetas kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale.

Policia njofton se nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, ky shtetas ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në qytetin e Tiranës, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me të dhëna të rreme. 

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës iPhone.

Për këtë shtetas është caktuar urdhri i ndalimit, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.  Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat