Vidhen gjësende në vlerë të mijëra eurove në një lokal në Podujevë

Kronikë e zezë

Vidhen gjësende në vlerë të mijëra eurove në një lokal në Podujevë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 07:37
Foto ilustruese

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë vjedhur gjësende që kapin vlerën e mijëra eurove.

Sinjali ka mësuar nga burimet se bëhet fjalë për vjedhjen e gjërave që bëjnë rreth 27 mijë euro.

Gjithnjë sipas burimeve, disa persona të panjohur për pronarin e një lokali, e madje edhe të maskuar e të armatosur, janë futur me forcë në lokal.

Aty kanë arritur të vjedhin gjëra të ndryshme që kapin vlerën e rreth 27 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat