Shkoi për gjueti, vetë-plagoset një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

Shkoi për gjueti, vetë-plagoset një person në Ferizaj

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:49
Foto Ilustrim

Një person është vetë-plagosur ditën e diel në Ferizaj.

Siç njofton Policia e Kosovës, një person derisa ka qenë në gjueti nga pakujdesia është vetë-plagosur

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë në rekreacion –gjueti, nga pakujdesia është vetë-plagosur nga arma e zjarri (armë gjuetie)”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se arma me 12 copë fishekë është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat