Inspektorët në Ferizaj hasën në një lokal që po punonte përtej orarit të lejuar, pason përballja me pronarin

Kronikë e zezë

Inspektorët në Ferizaj hasën në një lokal që po punonte përtej orarit të lejuar, pason përballja me pronarin

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 07:51
Foto ilustruese

Mbrëmë në Ferizaj në rrugën “Shkelzen Haradini” inspektorët sanitarë dolën për të inspektuar lokalet.

Sinjali mëson nga burimet se tre inspektorë sanitarë derisa kishin qenë në kryerje të detyrës duke bërë inspektimin e lokaleve lidhur me orarin e punës dhe respektimin e masave ligjore lidhur me pandeminë kishin vërejtur se një kafiteri kishte qenë e hapur në të cilin kishin qenë rreth 20-25 persona.

Burimet theksojnë se inspektorët kishin kërkuar nga përgjegjësi i lokalit që personat prezent t’i largojë nga lokali dhe i kishin kërkuar dokumentacionin.

I njëjti kishte refuzuar, i kishte fyer me fjalë dhe i kishte larguar nga lokali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat