Vajza e raporton në Polici ish të dashurin, i kërkoi para duke e shantazhuar se do t’ia publikojë fotografitë

Kronikë e zezë

Vajza e raporton në Polici ish të dashurin, i kërkoi para duke e shantazhuar se do t’ia publikojë fotografitë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 12:54
Ilustrim

Një vajzë në Suharekë ka raportuar në Polici se ish i dashuri i saj e ka shantazhuar me disa fotografi të saj, se do t’ia publikojë në rrjetet sociale.

Ai në shkëmbim në vazhdimësi i ka kërkuar para. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Rasti është duke u hetuar.

“Suharekë 11.02.2021-09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dhe të cilit i ka dërguar  foto-video, i njëjti duke e shantazhuar se do i publikoj fotot në rrjetet sociale në vazhdimësi i ka kërkuar para. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat